Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Çmimin e Pogbas e vendosi Perez, Cruijff të shkojë në djall”, shprehjet më të famshme nga Raiola

Një nga agjentët më të famshëm dhe më të vlerësuar në botën e futbollit, Mino Raiola humbi jetën të shtunën si pasojë e një sëmundje të rëndë në mushkëri. 54-vjeçari njihej për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit në publik, ndërsa nuk ishte nga ata që përdornin diplomacinë për të përçuar mesazhe.

Në këtë formë, Raiola ka lënë pas shumë deklarata të cilat e tregojnë më së miri personazhin e tij. Nga “çmimin e Pogbas e vendosi Perez, te Cruijff dhe Guardiola janë për spital psikologjik”, këto më poshtë janë disa nga shprehjet e bujshme të superagjentit.

Ballotelli- “Një ditë më telefonon Ibrahimovic dhe më thotë se te Interi është një fenomen, një djalosh me ngjyrë që me topin bën çfarë të dojë dhe se duhej ta shihja me patjetër. Shkova dhe fola me Marion, pas dy viteve ai më telefonoi për t’u bërë menaxheri i tij. Nëse më pyesni nëse Balotelli është i lumtur ju them se mbase, i kam premtuar se me mua do ta fitonte tre herë Topin e Artë dhe ai më besoi”.

Juventus- “Nuk jam juventin, por më duhet të them se është një klub si xhevahir. Juventus është shumë më e organizuar se Reali dhe Barcelona, ka një nivel menaxhimi më të lartë se shumë klube jashtë Italisë. Nuk fitojnë prej rastësisë”.

Cruijff- “Për mua le të shkojë në djall. Po vjetërsohej dhe nuk kishte më energji për të qenë trajner, për mua ai dhe Guardiola duhet të shkojnë në spital psikiatrik dhe të luajnë me letra. Në këtë formë do t’i bënin nder Barcelonës. Cruijff ka thënë se Ibra përshtatet më shumë në futbollin italian se sa në atë spanjoll, por pse nuk e deklaroi këtë para se Barcelona ta transferonte?”.

Transferimi i Bale nga Real Madrid- “Çmimin Pogbas ia ka vendosur Florentino Peres sepse ai transferoi Bale për 100 milionë euro. Në këtë pikë, Pogba vlen të paktën dyfishin e Bale. Të jemi të qartë, nuk jam unë ai që vendos çmimin e një futbollisti, ishte Real Madrid dhe ligji i merkatos që vendosi se Pogba vlen 200 milionë euro”.

Ibra- “Zlatan i ngjan Bred Pitt kur interpreton Benjamin Button, njeriu që rinohet ditë pas dite”.

Donnarumma- “Unë e krahasoj me një vepër të Modiglianit (piktor italian), është një thesar, një djalosh i jashtëzakonshëm që e duan të gjithë. Është një kampion i vogël, por mund të bëhet kampion i madh”.

Pogba- “Për mua është Salvador Dali, prandaj është aq i çmuar dhe i rëndësishëm”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...