Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çoçlli: Kthehet Demo, lojtarët gati të sakrifikojnë

Trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli, në koferencën për shtyp para ndeshjes me Tiranën u shpreh me besim se bluzinjtë do të japin maksimumin, siç bënë përballë Kukësit. Një lajm i mirë për tifozët gjirokastritë është kthimi i Aurel Demos.

Në Tiranë, si me Kukësin: Ndeshja me ta duhet vlerësuar më shumë sesa ajo me Kukësin. Kemi arritur një rezultat pozitiv, ku kemi luajtur si të barabartë me kundërshtarin. Nëse skuadra reagon dhe luan me të njëjtën qetësi dhe ka dëshirë e vullnet si me Kukësin, unë mendoj se në ndeshjen në Tiranë do të japim më të mirën.

Problemet e Luftëtarit: Kemi shqetësime dhe që të përballosh garën në tërësi duhet të kesh një grup të kompletuar. Kam marrë miratimin e lojtarëve dhe ata kanë dëshirë të luajnë duke treguar gatishmëri edhe për t’u sakrifikuar. Do të na ndihmojnë për të arritur atë që ne duam.

Demo, i gatshëm: Rikthehet kapiteni Demo, që me eksperiencën dhe vlerat që ka, na shërben shumë në këtë ndeshje. Ai është një lojtar cilësor në prapavijë. Kam folur me të, nuk ka kërcënuar, thjesht ka lënë afat dhe kërkon ato që pretendon. Jemi sqaruar dhe ai pret që më pas të veprojë.

Bllokimi i merkatos: Nuk jam unë njeriu që pretendoj ta zgjidh, por në bazë të bisedave që kam bërë me eprorët e mi më kanë premtuar dhe dhënë garanci. Ata janë të gatshëm dhe po punojnë që të mbyllet çështja e merkatos. Jemi me një kohë vonesë, sepse ditët po ikin dhe po afrohet edhe fundi i merkatos për 5-6 ditë. Mendoj që të punojmë dhe të arrijmë sa më shpejt ta mbyllim këtë histori. Nëse zvarritet, pasojat dihen, sepse dëmtohet skuadra mbi të gjitha e pastaj unë dhe lojtarët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...