Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Colella: Luajtëm shumë mirë, por bëjmë shumë pak faulle në fushë

Trajneri i Apolonisë, Giovanni Colella vlerësoi paraqitjen e fierakëve në sfidën ndaj Kastriotit, ku orën një pikë falë barazimit 1-1, por theksoi se për shkak të mungesës së eksperiencës, futbollistët e tij luajnë më lehtë sesa duhet në fushë.

Jeni i mërzitur për mënyrën sesi erdhi ky barazim?
Më vjen keq, pasi ishim shumë pranë fitores dhe me pak kujdes mund të kishim marrë fitoren e parë. Në të dy ndeshjet kemi qenë në avantazh, por më pas nuk e kemi ruajtur. Gjithsesi skuadra luajti mirë dhe ndoshta meritonim më shumë se një pikë sot.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen futbollistëve të caktuar si Mihana, Sota e Rrepaj?
Të gjithë ishin mirë sot, edhe portieri Harizaj përveç atyre që përmendët ju, por mua më pëlqeu veçanërisht paraqitja e Rrepajt.

Keni pretendime për rastin e penalltisë?
Jo, pasi nuk dua të merrem me episodet. Unë jam trajner dhe më shqetëson vetëm mënyra se si skuadra luan në fushë. Momenti i penalltisë ishte një rrëmujë në zonë dhe nuk shihej qartë, ndaj nuk dua të merrem me të.

Duket se skuadra ka probleme në tranzicionin nga mbrojtja…
Është normale që do kemi probleme, pasi ne bëjmë shumë pak faulle në fushë dhe e mbyllim ndeshjen pa asnjë ndëshkim me karton të verdhë. Edhe sot Kastrioti na ndalte me ndërhyrje të rënda, sa herë që niseshim në sulm, ndërsa lojtarët tanë janë të rinj, pa eksperiencë dhe luajnë shumë më lehtë sesa duhet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...