Pierluigi Collina nuk do të jetë më Presidenti i Komisionit të Arbitrave Europianë, pranë UEFA-s.
Legjenda e arbitrimit ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, duke shpjeguar se kanë qenë arsyet tërësisht personale, ato që e kaën shtyrë në këtë vendim.
Në vendin e tij është emëruar një tjetër italian, 50-vjeçari Roberto Rosetti, i cili është tërhequr nga arbitrimi në vitin 2010.
“Ka qenë një privilegj, të isha shef i arbitrimit në UEFA, për 8 vitet e fundit. Dua të falënderoj UEFA-n për mbështetjen dhe të gjithë arbitrat për bashkëpunimin dhe impenjimin, që kanë sjellë edhe rezultate inkurajuese në punën tonë”, deklaroi Collina.
Kujtojmë që ish arbitri italian u sulmua ashpër nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, në muajin prill të këtij viti, pas eliminimit të bardhezinjve nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.