Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Collina: Ja ku konsiston vështirësia e përdorimit të VAR-it në Champions

 

Megjithëse kanë kaluar pothuasje dy muaj që nga përballja mes Realit të Madridit dhe Juventusit, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, polemikat rreth gjykimit të Michael Oliver ende nuk janë shuar plotësisht. 11-metërshi i akorduar në sekondat e fundit të ndeshjes në favor të madrilenëve, që u dhuroi edhe kualfikimin “Los Blancos”, provokoi një reagim të ashpër nga i gjithë ambienti bardhezi. Akuzat ishin të shumta, që nga paaftësia e gjyqtarit e deri tek mungesa e përvojës për të përballuar sfida të tilla. Përgjegjësi i gjyqtarëve në FIFA, Pierluigi Collina, rikthehet të flasë për atë takim, duke mbrojtur vendimin e tij për të caktuar në këtë ndeshje pikërisht arbitrin anglez.

“Nuk është se dua të replikoj, puna ime është të bëj zgjedhjet që mendoj se janë të duhurat dhe zgjedhjet e mia bazohen tek faktet. Michael Olivier kishte gjykuar 199 takime në Premier League dhe pas ndeshjes Real-Juve ai arbitroi edhe finalen e FA Cup, pra nuk mendoj se i mungonte përvoja.”

Më pas Collina preku edhe temën e shumëdiskutuar të “Video Assitant Referee” dhe rreth mundësisë që ky sistem të aplikohet  në Champions League.

“E ka thënë edhe presidenti i UEFA-s që për ta aplikuar në Champions duhet më parë të jemi të bindur që funksionon, pastaj ka edhe një problem tjetër. Në kompeticionin e një vendi, si p.sh. në Serinë A, është vetëm një transmetues për të gjitha ndeshjet, ndërsa në Champions janë 18-20 të ndryshëm, kjo e vështirëson disi aplikimin e Var-it”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...