Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Colpani dhe Samardzic objektiva të Interit, Marotta komenton situatën në merkato

Marotta

Administratori i Interit, Giuseppe Marotta është ndalur të komentojë zërat e merkatos, sipas të cilave zikaltrit kanë piketuar mesfushorin e Monzës Andrea Colpani, i cili po bën shumë mirë me skuadrën nga Brianza.

“Me Gallianin dhe klubin e Monzës kemi marrëdhënie të shkëlqyer dhe nëse do të ketë diçka për Colpanin, do të negociojmë. Nuk mund të komentoj më shumë, por është një mesfushor që po bën shumë mirë”, u shpreh Marotta.

Lexo edhe:

Një tjetër emër që është rikthyer fuqishëm në listën e drejtorit sportiv Piero Ausilio, është ai i serbit Samardzic, i cili në verë kreu edhe testet mjekësore me zikaltrit, por transferimi dështoi për një mosmarrëveshje mes babait të mesfushorit dhe agjentit të tij.

“Nuk e di nëse kanë rinisur negociatat për Samardzic, pasi për momentin jemi më shumë të përqendruar te e tashmja, sesa te e ardhmja. Ka disa profile lojtarësh që po ndjekim, por vera është larg dhe do të ketë kohë të diskutojmë për zgjedhjet më të mira”, deklaroi Marotta.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...