Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Coman: Sane te Bayerni? Nuk ma rrezikon vendin

Kingsley Coman nuk është aspak i shqetësuar nga zërat e merkatos, që e çojnë Leroy Sanenë te Bayerni i Mynihut. Ish-sulmuesi i Juventusit nuk e sheh mbërritjen e mundshme të Sanesë si kërcënim për pozicionin e tij, përkundrazi, ai shprehet se do të luftojë fort për të patur një  vend në formacion. Në një prononcim për “Bild”, sulmuesi anësor francez u shpreh:

“Nëse vjen Sane, nuk do të jetë problem. Do të ishte problem për mua nëse klubi do të më thoshte se nuk jam më i nevojshëm. Por unë mendoj se klubi i di cilësitë e mia.”

Kampionët e Gjermanisë e kërkuan Sanenë edhe verën e kaluar, por Manchester City arriti të rezistonte. Në fillim të sezonin, sulmuesi i përfaqësueses gjermane pësoi një dëmtim të rëndë, që e mbajti larg fushave për muaj të tërë. Gjithsesi, bavarezët nuk hoqën dorë, duke shpresuar se do të firmosin për një shumë konsiderueshëm më të vogël si për shkak të dëmtimit ashtu edhe për pasojë të COVID-19.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...