Bundesliga

Coman tremb tifozët e Bayernit: Nuk e di nëse do ta mbyll karrierën këtu!

Është vetëm 24-vjeç por pavarsisht moshës së re, Kingsley Coman duket si prej futbollistëve më veteranë që Bayern Munich ka në skuadër. Francezi i cili me golin e tij në finalen ndaj PSG sezonin e kaluar i dha Champiosin klubit bavarez, aktualisht është duke luajtur sezonin e tij të 6-të me kampionët e Gjermanisë dhe që nga vera e vitit 2015-të kur la Juventusin për t’u transferuar te Bayerni për shumën e 28 milionë eurove, është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës që drejtohet nga Hansi Flick. Coman është edhe një nga futbollistët më shumë i pëlqyer nga tifozët bavarezë, por në një intervistë të dhënë sëfundmi 24-vjeçari i ka trembur disi fansat e Bayernit duke deklaruar se nuk e shikon veten përjetësisht te kampionët e Gjermanisë

“A do ta përfundoj karrierën time te Bayern Munchen? Nuk është diçka e  pamundur, por është shumë shpejt për ta thënë. Jam vetëm 24 vjeç, por ky aktuali është sezoni i 6-të që po luaj me Bayernin.Nuk mund të them me bindje se do të qëndroj këtu deri në fund të karrierës sime. Edhe para se të vija këtu e dija se Bayerni ishte dhe është një klub i shkëlqyer. Më vonë e kuptova se ishte më shumë se aq, pasi këtu ka më shumë ambicie se në çdo klub tjetër për të fituar”, nënvizoi Coman.

Në këtë sezon me Bayern Munich, Kingsley Coman është aktivizuar në 23 takime në të gjitha kompeticionet duke realizuar dhe 6 gola.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency