Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Commisso nuk dorëzohet për Chiesën: Do provojmë ta bindim

Juventusi dhe Interi kërkojnë me ngulm shërbimet e talentit italian të Fiorentinës, Federico Chiesa, por duket se edhe klubi vjollcë kërkon ta mbajë sa më gjatë sulmuesin në skuadër.

Fiorentina kaloi në pronësinë e manjatit italo-amerikan Rocco Commisso, i cili pagoi 170 milionë euro për aksionet e klubit dhe tani ka ndërmend të investojë për ta rikthyer skuadrën në nivele të larta.

Në një intervistë për mediat italiane, Commisso theksoi se do të bëjë të pamundurën për të mbajtur Chiesën dhe për ta vendosur në qendër të një projekti afatgjatë për ringritjen e klubit.

“Do të provojmë deri në fund ta mbajmë. Është ylli i skuadrës dhe njeriu i duhur për të udhëhequr projektin tonë te Fiorentina”, deklaroi Commisso, i pyetur mbi Chiesën.

Ndërkohë mediat pranë klubit vjollcë raportojnë se drejtuesit e skuadrës i kanë ofruar Chiesës rinovimin e kontratës, me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, plus të drejtat e imazheve dhe bonuset, për t’iu afruar shifrës që ofrojnë Interi e Juventusi.

Megjithatë deri më datë 14 qershor, sulmuesi është i angazhuar me Italinë në eliminatoret e Euro 2020-ës dhe vetëm më pas do të ketë mundësinë të studiojë ofertën e Commissos, ose të zgjedhë largimin nga Fiorentina.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...