Conference League

Conference League/ Alked Gjebrea: Finalja një privilegj, Roma magjike

Tirana do të presë më 25 maj, e mërkurë, finalen e Conference League, që do të luhet në “Air Albania” në orën 21:00, mes Romës dhe Feyenoord, që kërkojnë trofeun e parë të këtij kompeticioni.

“Super Sport” ka nisur një maratonë transmetimi për eventin më të madh në historinë e futbollit shqiptar, ndërsa në “Sheshin Skënderbej” është ngritur edhe një studio e improvizuar e “Fan Zone”.

Duke folur për këtë finale, gazetari i “Super Sport”, Alked Gjebrea, theksoi se Roma është i vetmi klub që ka marrë pjesë në çdo gjysmëfinale të kompeticioneve të UEFA-s, ndërsa shtoi se Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë një punë të madhe që finalja e Conference League të zhvillohej në Shqipëri.

“Shqipëria ka privilegjin për të organizuar një finale të madhe. Roma është i vetmi klub që ka marrë pjesë në çdo gjysmëfinale të çdo kompeticioni të UEFA-s, është skuadër madhështore. Stadiumi i “Air Albania” ka pasur konkurrentë të fortë për finalen e Conference League, si stadiumi i St.Etienne “Geoffroy Stadium”, por Presidenti Duka ka bërë një punë të madhe që kjo finale të sillej në Tiranë.”-tha Alked Gjebrea.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency