Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Conference League, dy skuadra dardane në ekranin e SuperSport

Kosova ka pësuar një progres të madh në vitet e fundit, teksa pjesëmarrja e Ballkanit në fazën e grupeve të Conference League është treguesi më i qartë. Krahas kampionëve të Ballkanit, në Europë këtë edicion do të garojnë edhe Drita, Gjilani dhe Dukagjini.

Supersport/Digitalb ka arritur marrëveshjen deri më tani për të sjellë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve ndeshjet si pritëse të dy skuadrave nga Gjilani. Në datën 13 korrik, Gjilani i Klodian Duros do të ndeshet në Luksemburg ndaj Progres Niederkorn.

Ndërsa një javë më vonë (20 korrik, 20:00) shpresojmë që së në ekranin e Supersport të festojmë kualifikimin e skuadrës dardane në raundin tjetër.

Lexo edhe:

Ndërkohë, Drita, që vitet e fundit ka zhvilluar performanca fantastike në Europë dhe ka kaluar ture, do e nisë rrugëtimin e saj në raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Përballe çekëve të Victoria Plzen.

Ndeshja e parë më transfertë (27 korrik). Një javë më pas (3 gusht) dueli i kthimit në ekranin e Supersport. Me shpresën dhe besimin se Drita do ia dalë të kalojë në raundin e tretë të turneut më të ri europian.

Supersport do të vijë me të tjera surpriza për tifozët e lojës më të bukur me top. Teksa një verë e nxehtë futbolli pritet për të gjitha klubet shqiptare që do të garojnë në arenën ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...