Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Conference League, Gurishta: Nuk duhet të merremi me cilësitë e kundërshtarit, qëllimi ynë është kalimi i turit

Vllaznia do të nisë rrugëtimin në Europë, duke filluar me ndeshjen ndaj Universitatea Craiova, e vlefshme për raundin e dytë të Conference League, që do të luhet këtë të enjte në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të kësaj përballjeje, kapiten i shkodranëve, Erdenis Gurishta theksoi se objektivi është që të kalohet turi, ndërsa më tej shtoi se skuadra është e gatshme për këtë përballje.

Ndjesia:Sigurisht është ndjesi e bukur të marrësh pjesë dy vite rresht në kupat e Europës, të fitosh dy vite rresht Kupën e Shqipërisë. Vjet ishte një ndjesi ndoshta më e bukur pasi pamë mrekullinë, duke humbur ndeshjen e parë 3-1 dhe pastaj e kthyem rezultatin 3-0. Gjithë Shkodra ishte në festë, gjithë Shkodra ishte entuziaste. Kishim mundësi edhe në turin e dytë, por u eliminuam. Gjithsesi objektivi ynë vitin e kaluar ishte kalimi i turit të parë, ia arritëm qëllimit. Ndërsa këtë vit kemi shansin të luajmë direkt në turin e dytë dhe normalisht objektivi ynë është të japim maksimumin dhe ta mendojmë edhe kualifikimin.”

Craiova favorite:Të them të vërtetën ajo është favorite në letër, favorit në statistika, në buxhet, por në futboll nuk luan buxheti apo paga e lartë  e futbollistëve. Shpesh herë në futboll fiton ai që jep maksimumin, që jep shpirtin në fushë dhe jo vlera e lartë e skuadrës.”

Përforcimet, a janë harmonizuar? “Duke pasur parasysh që kishte disa ndryshime, që u larguan disa lojtarë cilësorë, besoj se janë afruar lojtarët e duhur, kemi zhvilluar një fazë përgatitre shumë të mirë dhe mendoj se janë ambientuar shumë shpejt me skuadrën dhe besoj se nuk ka asnjë problem te kjo pjesë.”

Mbrojtja:Duke pasur parasysh se kundërshtari ka cilësi të lartë në fazën sulmuese, normalisht që mbrojtja duhet të jetë më e kujdesshme, më e përgjegjshme, por unë mendoj që më shumë duhet të merremi me pjesën e lojës sonë dhe jo me cilësitë e kundërshtarit. Nëse rrimë e mendojmë vetëm cilësitë e kundërshtarit atëherë do të jetë një minus për ne.”

A do ketë gola në Shkodër?Jo domosdoshmërisht duhet të shënosh gol që ta kalosh turin, por gjithsesi ne do të luajmë për fitoren, jemi në fushën tonë, në shtëpinë tonë, jemi përpara tifozëve tonë dhe do të japin gjithçka që ta fitojmë ndeshjen në Shkodër.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...