Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Conference League: Kualifikohen Basel, Gent, LASK dhe Maccabi Tel Aviv

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së katërt të fazës së grupeve në Conference League. Basel, Gent, LASK dhe Maccabi Tel Aviv siguruan kualifikimet në raundin tjetër falë rezultatevve pozitive të sotme.

Barazimi 1-1 në Qipro kundër vendasve të Omonias i mjaftoi Baselit të kualifikohet. Skuadra helvete do të garojë me Qarabag në dy ndeshjet e fundit për të siguruar vendin e parë në grupin H.

AZ shënoi nga një gol për pjesë, mposhti në shtëpi 2-0 rumunët e Cluj dhe kryeson grupin D me 10 pikë. Për vendin e dytë ka garë të fortë mes Jablonec dhe Randers, që e mbyllën në barazim 2-2 përballjen e luajtur në Danimarkë.

Gent e mbylli në barazim 1-1 sfidën shtëpiake me Partizanin e Beogradit. Të dy golat u realizuan në fraksionin e dytë, të parët kaluan në avantazh serbët, por vendasit reaguan duke evituar disfatën, ruajtën vendin e parë në grupin B dhe u kualifikuan më tej.

LASK nuk hasi probleme për të fituar 2-0 ndaj armenëve të Alashkert, rezultat që i sjell kalimin në raundin tjetër. Japonezi Nakamura ishte autori i dy golave.

Maccabi Tel Avivi triumfoi 3-0 në Izrael përballë finlandezëve të Helsinkit, duke u kthyer në skuadrën tjetër të grupit A që kualifikohet më tej.

Në dy përballjet e tjera ra në sy triumfi 1-4 i Slovan Bratislava në fushën e Lincoln, skuadrës nga Gjibraltari, ndërsa Zorya triumfoi 2-0 në Ukrainë me CSKA Sofian, duke vijuar të mbetet në garë për kualifikimin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...