Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Conference League/ Kundërshtarët e Partizanit, Ballkanit dhe Strugës në “play-off”

Partizani, Ballkani dhe Struga bënë mjaft mirë detyrën në ndeshjet e kthimit të Conference League, duke arritur që të kualifikohen për në fazën e tretë. Tri skuadrat shqiptare kampione (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) nuk kanë kohë për të humbur, pasi menjëherë do të vihen përballë kundërshtarëve të radhës.

Të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, Ballkani do të presë në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps. Ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.

Lexo edhe:

Nëse kualifikohen, skuadrat shqiptare do të mbërrijnë në fazën “play-off”, duke qenë një hap larg kualifikimit në fazën e grupeve. Shorti i ditës së sotme vuri këto skuadra përballë Partizani, Ballkanit dhe Strugës. Duele që do të zhvillohen në datat 24 dhe 31 gusht.

Partizani: me humbësin e çiftit FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari). “Demat” e kroatit Zekic e luajnë ndeshjen e parë në transfertë.

Ballkani: ndaj humbësit të çiftit FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi). Sfida e parë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Struga: kundër humbësit të çiftit HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë). Djemtë e Shpëtim Duros do të zhvillojnë takimin e parë në Ohër.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...