Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Conference League/ Triumfon Basel, West Ham përmbys FCSB në “London Stadium” (VIDEO)

Janë mbyllur tetë takimet e mbetura të Conference League, e vlefshme për fazën e grupeve.

Basel-Pyunik Yerevan 3-1

Ishte Baseli ai i cili zhbllokoi këtë sfidë, duke realizuar në minutën e 23’ me Males, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. në minutën e 27’ Dashyan u kundërpërgjigj dhe i dhuroi barazimin ekipit të Pyunik Yerevan. Ndërsa në pjesën e dytë Basel realizoi sërish, me Burger që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 54’. Teksa në minutën e 76’ Burger realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Baselin.

Dnipro 1 – AZ Alkmaar 0-1

Në minutën e 63’ AZ Alkmaar arriti të gjejë golin e fitores me de Wit.

Molde-Gent 0-0

Shamrock Rovers-Djurgarden 0-0

Sivasspor-Slavia Prague 1-1

Ishte Slavia Prague ajo e cila gjeti e para rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 4’ me Olayinka. Ndërsa në minutën e 27’ Sivasspor gjeti barazimin me Saba.

Slovan Bratislava-Zalgiris 0-0

Vaduz-Apollon 0-0

West Ham-FCSB 3-1

FCSB arriti të gjejë golin në minutën e 34’ me Cordea që tronditi vendasit. Bowen realizoi golin e parë për West Ham në minutën e 68’, ndërsa në minutën e 74’ Emerson përmbysi gjithçka, në fund Antonio vulosi rezultatin në minutën e 90’.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...