Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Conference League/ West Ham pret Anderlechtin, Fiorentina synon kthesën e madhe

E enjtja në SuperSport do të sjellë për të gjithë teleshikuesit edhe spektaklin e Conference League. Në orën 18:45, Anderlecht do të pres West Ham në “Lotto Park”.

Klubi belg nuk po kalon aspak një formë të mirë në kampionat ku në 10 javët e para ka grumbulluar vetëm 13 pikë. E njëjta situatë në Premier League është edhe për West Ham, por së fundmi “çekanët” u rikthyen te fitorja, pasi mundën Wolves me rezultatin 2-0.

Pavarësisht formës së dobët që klubet po kalojnë në kampionat, situata në Conference League është tjetër gjë, pasi sfida do të vendos se kush do të udhëheqë grupin B. Klubi anglez deri më tani ka marrë gjashtë pikë të plota, ndërsa belgët e Anderlecht kanë triumfuar kundër Silkeborg dhe kanë marrë një barazim në Rumani me Steauan e Bukureshtit.

Në orën 21:00 do luhet një tjetër sfidë interesante, ku Hearts do të presë Fiorentinën. Klubi skocez pësoi një humbje të rëndë këtë fundjavë, pasi u mund nga Rangers me rezultatin 4-0, por në grupin A në Conference League, skocezët ndodhet në vendin e dytë me tre pike.

Në kahun tjetër situata nuk duket aspak e favorshme për Fiorentinën, pasi edhe pse kuotoheshin si favoritët kryesor në grupin A, ndodhen të fundit më vetëm 1 pikë.

Situata është e njëjtë edhe në Seria A për klubin vjollcë, pasi në tetë javët e para kanë grumbulluar në total nëntë pikë. Gjithsesi për skuadrën e Vincenzo Italiano sfida në Conference League vjen në momentin e duhur dhe një fitore do të ndryshonte përsëri ekuilibrat në grupi A.

Kalendari i plotë:

Kalendari

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...