Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Connor McGregor “shokon” fansat, njofton sërish tërheqjen nga ndeshjet

Luftëtari i UFC-së, Connor McGregor ka shtangur sërish fansat e tij mbrëmjen e djeshme, pasi nëpërmjet një postimi në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale, ka njoftuar se do të tërhiqet dhe nuk do të luftojë më në ring.

Vendimi i 31-vjeçarit irlandez i ka lënë të gjithë pa fjalë, pasi fansat po përgatiteshin për një përballje mes tij dhe legjendës së UFC-së, Anderson Silva, por edhe një “revansh” i mundshëm ndaj Khabib Nurmagomedov.

“Përshëndetje njerëz! Kam vendosur të heq dorë nga ndeshjet. Ju falënderoj të gjithëve për kujtimet e bukura!”, ka shkruar ndër të tjera irlandezi Connor McGregor, në njoftimin e tij për tërheqjen .

Megjithatë vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që McGregor njofton tërheqjen nga ky sport, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe marsin e vitit të kaluar, por u rikthye sërish në ring për t’u përballur me Donald Cerronen, të cilin e mposhti për vetëm pak sekonda.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...