Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Contador tërhiqet nga ciklizmi pas Vueltas

Alberto Contador thotë lamtumirë atëherë kur askush se priste. Me vitet që kalojnë dhe pas një paraqitjeje poshtë pritshmërive në Tour De France, spanjolli merr një vendim të papritur. Contador ka vendosur të tërhiqet nga ciklizmi në përfundim të Vueltas së Spanjës. Edhe pse kishte lënë të kuptohet se do të garonte edhe për një tjetër vit për ti dhënë fund karrierës në 2018-tën, 34-vjecari iberik, i ka surprizuar të gjithë fansat e tij me një video të postuar në Instagram, ku shpjegon arsyet e tërheqjes nga ciklizmi.  I prekur sepse për të nuk është e lehtë ti thotë lamtumirë sportit që e bëri të famshëm, Contador bëri me dije se pas  Vueltës nuk do të pedalojë më bicikletën.

Në palmaresin e tij ka pak nga të gjitha.  Profesionist që  nga 2003, spanjolli ka arritur të fitojë në karrierën 3 turet e mëdha ciklistike. Në 2007 dhe 2009 ka triumfuar në Tour de France, në 2008 dhe 2015 ka fituar Giro D’Italian, ndërsa në shtëpinë ka triumfuar në plot 4 raste pasi Vuelta e Spanjës mund të konsiderohet ndryshe edhe si gara e preferuar e Contador.  I njohur ndryshe me emrin El Pistolero, Contador konsiderohet pa frikë si një nga ciklistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij por edhe të të gjitha kohrave. Por edhe për një ciklist të madh si ai ka ardhur momenti për të thënë stop. Turi i fundit i Francës të cilin e mbylli me 9 minuta vonesë nga fituesi Chris Froome, ka përshpejtuar lamtumirën e Contador nga ciklizmi.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....