Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte bën prapakthehu nga deklaratat e mëparshme: Nuk jam personi që qesh pas një humbje!

Disfata e fundit ndaj Burnley në transfertë me rezultatin 1-0, e kombinuar me humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, bëri që trajneri i Tottenham, Antonio Conte të shpërthente në deklaratat pas ndeshjes duke theksuar se do t’i duhej të rishikonte pozicionin e tij pasi nuk mund ta pranonte situatën e vështirë të skuadrës dhe se ndoshta nuk ishte personi i duhur për të udhëhequr Spursat.

Megjithatë, tashmë që nervat janë më të qeta, italiani ka bërë prapakthehu duke theksuar se ndoshta mendimet e tij duhej t’i fliste me lojtarët dhe jo në publik, ndërsa shtoi se ai nuk është personi që qesh pas një humbje.

“Kam folur me shoqërinë dhe presidenti e di shumë mirë se unë jam këtu për të ndihmuar klubin në çfarëdolloj situate. Dhe do ta bëjë këtë deri në ditën e fundit, ky është realiteti. Presidenti e di mirë se po punojmë shumë dhe ka një konsideratë për grupin dhe stafin tim. Nëse prisni nga unë që të jem i lumtur dhe të qesh para mikrofonit kur humbas, më vjen keq nuk jam personi i tillë.

Më vjen keq që e tregova hapur dëshpërimin tim, ndoshta reflektimin tim duhej ta kisha shprehur para grupit të lojtarëve. Por, e përsëris se dua të ndihmoj skuadrën pavarësisht gjithçkaje, klubi ka vlerësim për mua dhe jam mirënjohës për këtë”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...