Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Conte bën shaka me Harry Kane: Unë nuk kam humbur kurrë penallti

Antonio Conte i është rikthyer humbjes së penalltisë nga Harry Kane në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Francës, sfidë të cilën Anglia e humbi 2-1.

Kapiteni i “Tre Luanëve” realizoi të parën, por dështoi në tentativën e dytë për të mposhtur Hugo Lloris, duke goditur mbi tra, gafë që ndikoi që të mos barazohej ndeshja.

Sulmuesi i Tottenham mori përsipër përgjegjësitë e tij, duke deklaruar se zakonisht lojtarët përgatiten për një penallti, dhe jo dy gjatë një ndeshjeje.

Trajneri i tij në ekipin e Premier League, Antonio Conte ka bërë një autoironi në lidhje me goditjet nga pika e bardhë, teksa shpjegon se pse nuk ka humbur asnjë të tillë gjatë karrierës si futbollist.

Futbolli është i tillë: i përbërë nga momente emocionuese dhe zhgënjyese. Harry shënoi penalltinë e parë dhe humbi të dytën.

Unë për vete nuk kam humbur kurrë penallti. E dini pse? Sepse nuk kam gjuajtur asnjëherë. Isha katastrofë fare te penalltitë”, u shpreh trajneri italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...