Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte del hapur kundër klubit: Nuk mund të pranoj më të humbas, ikin trajnerë por …

Vetëm pak ditë pasi mori një fitore fantastike ndaj skuadrës kryesuese të Premier League-s, Manchester City, Tottenhami dështoi përballë Burnley-t të vendit të 19-të në transfertë, ku u mposht 1-0. Me katër ndeshje të humbura në pesë sfidat e fundit në kampionat, Antonio Conte kishte shumë për të thënë.

“Më duhet të flas me klubin. Tottenhami duhet të analizojë klubin dhe mua. Duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Nuk mund të pranoj të vazhdoj të humbas. Më vjen keq. Këtu ndryshojnë trajnerët, por lojtarët janë gjithmonë të njëjtë… dhe rezultatet nuk ndryshojnë”. Pavarësisht ashpërsisë së këtyre deklaratave, nuk është hera e parë që Conte tregon mosmarrëveshjen e tij me politikën e klubit.

Javën e kaluar, para fitores ndaj ekipit të Guardiolës, trajneri italian u shpreh i zemëruar në një intervistë për Sky Italia. “Jemi dobësuar në merkaton e dimrit…”, duke iu referuar largimit të emrave të tillë si: Alli, Bryan Gil, Lo Celso apo Ndombélé.

Që nga ai moment, klubi londinez e ndaloi atë të intervistohej nga mediat italiane nga frika se do të kishte më shumë deklarata përçarëse. Por strategjia e Tottenhamit ka qenë e padobishme dhe Conte ka kërkuar sërish ndryshime. Është ende herët për të ditur pasojat, por duket qartë që do të ketë zhvillime në Londrën Veriore.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...