Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte: Diçka e bukur t’i japësh fund mbretërimit të Juves!

Pas fitores ndaj Sassuolos, Antonio Conte nuk mund të jetë ndryshe veçse i kënaqur, skuadra e tij po udhëton drejt titullit kampion, duke ndërprerë ciklin e jashtëzakonshëm të Juventusit, dhe trajneri i Interit natyrisht që e admiron arritjen e këtij objektivi.

“Do të ishte diçka e bukur t’i japësh fund mbretërimit të një skuadre që fiton prej 9 vitesh, por është e paevitueshme që nga tani e deri në fund të sezonit, do të ketë tension pasi topi peshon më shumë”.

Padyshim që një armë vendimtare për këtë Inter është dyshja e sulmuesve, me Conten që ju jep meritat që ju takojnë ndërsa flet edhe për Alexis Sanchez i pakënaqur për impenjimin e pakët.

“Lautaro dhe Lukaku punojnë bashkë prej shumë kohësh, e dinë se çfarë pozicionesh duhet të mbajnë dhe e bëjnë shumë mirë, pasi lëvizin gjithmonë të sinkronizuar. Dua të vlerësoj edhe Alexis Sanchez, nuk mund të them që po e penalizoj, pasi meriton të luajë edhe ai, por duke parë se çfarë bëjnë Lautaro dhe Lukaku ai është një alternativë e rëndësishme, Shihet kur hyn në fushë, ka karakteristika të ndryshme, është  me teknik.

Pas ndeshjes foli dhe Luataro Martinez, autor i golit të dytë që siguroi fitoren zikalttër, argjentinasi foli për impaktin që ka patur te ai Conte si dhe për shokun e repartit Lukaku.

“Jam i kënaqur, për mua është një ëndërr të jem në një skuadër të madhe. Po përmirësohem çdo ditë, por duhet të vazhdoj kështu me përulsi për të transmetuar në fushë besimin e shokëve. Conte më ka rritur shumë psikologjikisht dhe taktikisht. Lukaku është mjaft i aftë brenda dhe jashtë fushe. Sakrifikohet si të gjithë ne të tjerët, por dua t’i bëj komplimente gjithë skuadrës”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...