Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte: Drejtuesit më mirë të mos e shohin listën e merkatos! Sulmuesi? Qëndron 100%

Tottenham i Antonio Conte është në garë për vendin e katërt në Premier League që i mundëson skuadrës londineze pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa këtë fundjavë iu duhet të kalojnë një provë të vështirë si ajo ndaj Liverpool në Anfield.

Megjithatë, i gjendur në pikën më delikate të sezonit, tekniku italian ka gjetur kohën edhe të mendojë për sezonin e ardhshëm ndërsa së fundmi është shprehur se ka një listë të gjatë me lojtarët që do t’i paraqesë drejtuesve të Tottenham, ndërsa shtoi se Kulusevski do të jetë një futbollist i anglezëve edhe për sezonin e ardhshëm pavarësisht se është aktualisht i huazuar nga Juventus.

“Në po e mbyllëm këtë sezon me një total prej 15 futbollistësh dhe për momentin nuk është koha e duhur për t’i dorëzuar drejtuesve listën me lojtarët që duhen transferuar në merkato. Por, është një listë e gjatë e cila nuk do t’i gëzojë shumë sepse kemi nevojë për elementë të rinj. Kulusevski është në huazim dhe kjo është e vërteta, mirëpo them se është një marrëveshje e mbyllur. Ai do të jetë lojtar i Tottenham në sezonin e ardhshëm, e besoj 100% këtë”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...