Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Conte e nis mbarë, Interi fiton miqësoren me Luganon

Nisi ashtu siç duhej sezoni i ri për Interit, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore. Një start me këmbën e mbarë edhe për trajnerin Antonio Conte, për të cilin pritshmëritë në krye të zikaltërve janë të mëdha. 1-2 triumfoi Interi në testin me Luganon, ku shënuan blerja e re, Sensi, dhe Brozovic, me pesha të rënda si Icardi dhe Naingolan që janë larguar nga grumbullimi.

Me mungesa të shumta në formacion dhe me skemën 3-5-2 ende në kolaudim, zikaltrit e nisën miqësoren me Handanovic në portë, D’Ambrosio, De Vrij dhe Skriniar në mbrojtje, ndërsa pesëshja e mesfushës përbëhej nga Candreva, Gagliardini, Brozoviz, Sensi e Perisic. Në sulm dyshja Esposito-Longo. Në minutën e 25-të Sensi shënoi një gol të bukur pasi mori një top nga Brozovic, ndërsa pak para se të mbyllej pjesa e parë dyfishoi mesfushori kroat.

Gjatë pjesës së dytë Conte e ndryshoi të gjithë skuadrën, e për rrjedhojë 3 minuta para fundit të kohës së rregullt shkurtoi diferencën futbollisti kosovar Leotrim Kryeziu. Në stadiumin e Luganos nuk mungojë një banderolë në mbështetje të Sinisa Mihajlovic, që një ditë më parë dha lajmin e keq se vuante nga leucemia.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...