Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte e pranon: Nuk jemi për titull

Pasditja e të shtunës solli humbjen e 4-t të Chelseat në këtë sezon, në Premier League, teksa u mposht 1-0 nga West Ham. Trajneri Antonio Conte u shpreh mjaft i zhgënjyer për këtë rezultat dhe pranoi se mbrojtja e titullit është tashmë e pamundur.

“Kjo ishte humbja jonë e 4-t në 16 ndeshje dhe eksperienca na ka mësuar se nuk mund të fitohet titulli nëse ti humb më tepër sesa 1 ose 2 takime në javët e para. Duket qartë që misioni për mbrojtjen e titullit është tashmë i dështuar, por ne do të tentojmë deri në fund të qëndrojmë pranë kryesuesve”, tha italiani.

Ndonëse nuk e thotë hapur se pret përforcime në janar, Antonio Conte lë të kuptohet pikërisht këtë gjë, taksa kalon topin te drejtuesit e skuadrës. Sipas italianit, fjalën e fundit për merkaton do ta thonë ata dhe tani vendimi është marrë.

“Nuk mund të them asgjë për merkaton, sepse është mirë të pyeten drejtuesit e klubit. Ata e dinë mendimin tim dhe e kanë marrë edhe vendimin e tyre, ndaj nuk besoj se ka rëndësi ta them hapur tani”, tha trajneri i Chelseat.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...