Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte: E vështirë pa tifozë, por shëndeti vjen mbi gjithçka

Antonio Conte do të rikthehet nesër në “Allianz Stadium”, teksa Interi i tij do të përballet me Juventusin, skuadër në të cilën tekniku nga Lecce ka bërë historinë si futbollist, por edhe si trajner për 3 sezone.

Zikaltrit kanë pasur një kalendar të çrregullt javët e fundit, pasi u janë shtyrë dy herë ndeshjet për shkak të masave të marra për të shmangur përhapjen e Coronavirusit, ndërsa nesër në mbrëmje do të luajnë në një stadium të “akullt”, pa praninë e tifozëve.

“Ka qenë e vështirë puna gjatë këtyre ditëve, pasi kemi ndryshuar disa herë programin e stërvitjes, pro djemtë e dinë se duhet të bëjnë maksimumin dhe të japin më të mirën e tyre. Jemi gati për sfidën e nesërme”, deklaroi Conte.

Sfidat e kampionatit italian do të luhen pa praninë e tifozëve deri më datën 3 prill, si pasojë e një vendimi të qeverisë, për të shmangur përhapjen e virusit që ka alarmuar botën, ndërsa Conte pranon se kushte të tilla janë të vështira.

“Normalisht që është shumë e vështirë të luash në një ambient të ftohtë e pa praninë e tifozëve, por duhet të mendojmë mbi të gjitha për shëndetin e njerëzve. Ai është parësor, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të përshtatemi”, tha trajneri i Interit.

Më pas Conte ka folur me fjalë të mira edhe për bomberin belg Romelu Lukaku, i cili ishte preference e parë e teknikut kur mori drejtimin e Interit dhe që deri tani ka justifikuar më së miri besimin.

“Nuk mund të them veçse fjalë të mira për Lukakun. Jam shumë i kënaqur me atë që po jep, ndonëse është në sezonin e tij të parë në Itali. Angazhohet shumë për të përmirësuar veten dhe skuadrën, dhe në këtë pikë është pak shembull për të gjithë”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...