Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Conte: Eriksen titullar dhe me një rol të ri, pres përgjigje të mira ndaj Fiores

Pasi ka një vit që i jep shanse të vazhdueshme, por merr sinjale negative në fushë, si në rolin e fantazistit, ashtu edhe atë të sulmuesit të dytë, Antonio Conte është gati ta provojë danezin Eriksen në një rol të ri.

Ka qenë vetë trajneri zikaltër, që në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Fiorentinën në Kupën e italisë, ka njoftuar se do të provojë Eriksen në rolin e mesfushorit para mbrojtjes dhe se pret përgjigje pozitive nga ai.

“Gjatë karrierës së një futbollisti, ka momente të mira dhe të vështira, por i rëndësishëm është karakteri i njeriut për të përballuar këto situata. Sa i përket Eriksen, gjatë kësaj kohe kemi punuar në një plan të ri taktik, duke e provuar përpara mbrojtjes, rol që aktualisht e bën Brozovic. Nesër pres përgjigje shumë të mira nga ai, në këtë pozicion”, u shpreh Conte.

Vështirësitë për t’i gjetur një klub të ri danezit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe rezervimit të klubeve për të investuar, kanë shtyrë Conten që ta provojë në një rol të ri, ku natyrisht që shpreson të marrë përgjigje pozitive.

Teknikut zikaltër i është sugjeruar prej kohësh një rol i tillë për danezin, pak a shumë siç ishte Andrea Pirlo te Milani e Juventusi, duke qenë se të dy shquhen për një këmbë shumë të disiplinuar dhe saktësi e vizion në shpërndarjen e topave.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...