Premier League

Conte euforik: Vendi i katërt, sikur të kishim fituar trofe

Për Antonio Conten, vendi i katër i arritur në krye të Tottenhamit në sezonin e tij të te “Spurs”-at është sikur të ketë ngritur një trofe. Pas fitores së thellë 0-5 në fushën e Norwichit, tekniku italian foli me krenari për këtë sukses.

“Të jem i sinqertë, ky vend i katërt është një nga arritjet më të rëndësishme në karrierën time. Shpesh nuk lumturohesh vetëm kur ngre lart një trofe, mendoj se kemi arritur maksimumin e asaj që ëndërruam në nëntor, pasi situate, për shumë arsye, nuk ishte e mirë. Klubi ndryshoi trajnerin dhe na u desh të gjenim zgjidhjet më të mira për shkak të dëmtimeve të shumta. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe për mua kjo është një arritje e madhe, sepse këtu në Premier League duhet të rivalizosh me trajnerët dhe lojtarët më të mirë. Jam shumë i lumtur, edhe pse nuk arritëm të fitonim trofe.”

Conte komentoi edhe arritjen personale të Son Heung-Min, që mbylli kampionatin me numër të barabartë golash me Mohamed Salah (nga 22 gola):

“Është një arritje madhështore për te. Mendoj se Sonny pati shumë presion në këtë sukses, jemi shumë të lumtur për të. Sot ne arritëm dy objektiva. E para, dhe më kryesorja, ishte pjesëmarrja në Champions, pastaj shpallja e Son Heung-Min golashënuesi më i mirë i Premier League-s.”

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency