Angli

Conte: Fitorja duhet t’u kthehet në “drogë”, vetëm kështu Tottenham do bëhet “i frikshëm”

Antonio Conte beson se Tottenham duhet të jetë i varur pas fitoreve në formën që të krijon “droga varësi”, për të zhvilluar mentalitetin e fituesit.

“Spurs” renditen në vendin e pestë të renditjes së Premier League, dy pikë pas Arsenalit, duke u rrezikuar “The Gunners” pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Duke folur në konferencë për mediet, Conte theksoi se pavarësisht gabimeve mentaliteti i lojtarëve të tij ka ndryshuar.

“Unë mendoj se ky ekip dhe ky grup lojtarësh po përmirësohen në çdo aspekt, duke përfshirë edhe menaxhimin e presionit. Për mendimin tim merr mentalitetin fitues dhe bëhesh fitues në momentin që fillon të fitosh. Shumë njerëz flasin për ‘mentalitetin fitues’, por ju e merrni atë vetëm kur filloni të fitoni. Sepse atëherë e kupton që puna të ka sjellë rezultate. Kur fillon të fitosh, fitorja të bëhet drogë dhe dëshiron ta përsërisësh.”-deklaroi italiani.

Tottenham ka një test të vështirë përpara pasi të shtunën do të ndeshjen në Anfield me Liverpool-in, teksa më tej do të kenë ndeshje direkte me Arsenal të enjten. Dy ndeshjet e fundit të skuadrës së Antonio Contes për këtë sezon do jenë kundër Burnley dhe Norwich.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency