Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Conte flet për të ardhmen dhe i mbyll dyert Juves dhe Romës!

Antonio Conte i ka idetë e qarta. Me dëshirën e madhe për të fituar dhe domosdoshmërinë pwr të nisur një projekt të ri ambicioz dhe me baza të konsoliduara që ta bindë që në çastin e parë të ofertës. Në prononcimin e tij të fundit mediatik trajneri 49-vjeçar zbulon se do të rikthehet të stërvisë një prej skuadrave të Serisë A por ende pa përcaktuar asgjë konkrete e duke i lënë opsionet të hapura në këtë drejtim.

Për t’u bërë martesat duhet dakortësia e të dy palëve”, citohet tekniku që largon opsionin e një rikthimi të tij te kampionët nw fuqi të Italisë bardhezinjtë e torinos të paktën për momentin.

Mendoj se Juventusi ka nisur dhe vijon rrugëtimin e tij drejt suksesit ndaj prania e trajnerit Allegri është një kënaqësi për këtë klub gjithsesi kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh në të ardhmen”, vijon ai.

Me pak fjalë nuk projektohet një rikthim i Contes në stolin e bardhezinjve por Conte gjithashtu i mbyll dyert edhe një aventure të re me verdhekuqtë e Romës që gjatë ditëve të fundit ngjasonte me njw destinacion të mundshëm për stacionim e 49-vjeçarit nga Lecce.

“Jam dashuruar me Romën duke e frekuentuar për dy vite kur isha trajner i kombëtares Italiane. Në Olimpico mund të pwrjetosh pasionin e popullit verdhekuq që e jeton futbollin me një intensitet të veçantë dhe që jeton për klubin e Romës. Sidoqoftë sot nuk janë kushtet për ti thënw po një oferte të tillë edhe pse e shoh të mundshme që një ditë në të ardhmen unë tw jem trajner i Romës.

Duke hequr një pas një petalet e lule Margaritës mbeten vetëm dy opsionet e së ardhmes për Conten me Interin dhe Milanin që kërkojnë gjithashtu shërbimet e tij por, për ta bindur trajnerin do t’u duhet të propozojnë argumente të bazuara dhe serioze.

“Kjo vlen në fakt për të gjitha skuadrat, duhet të kem bindjen dhe ndjesinë se me klubin e ri që do të marr në drejtim mund të kem mundësinë të mund çdo rival dhe të ndjej se fitorja është e arritshme. Në të kundërt mund të qwndroj pa problem në kushtet që jam pa marrë drejtimin e asnjë skuadre, pra kwtë herë nëse nuk jam i bindur 100%, nuk do të bëj hapa të nxituar por të mirëmenduar”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...