Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte fton Eriksen te Tottenham: Fantastike nëse punoj përsëri me të, më ka befasuar

Christian Eriksen provoi “ferrin” verën e kaluar, por jeta nuk rresht së dhuruar momente emocionuese dhe fantazisti danez po e shijon në maksimum momentin magjik pas rikthimit në futbolli aktiv.

Problemet me zemrën janë lënë pas krahëve dhe pas vendosjes së defibrilatorit Eriksen u rikthye në Premier League në janar. 30-vjeçari firmosi me Brentford, ekip me të cilin ka realizuar 1 gol e 2 asiste.

Jo vetëm kaq, pasi Eriksen i mjaftuan vetëm dy minuta aktivizim për të shijuar përsëri golin me Danimarkën, kombëtare me të cilën realizoi në dy miqësoret e marsit: ndaj Holandës dhe Serbisë.

Antonio Conte dhe Eriksen fituan titullin kampion në Itali sezonin e kaluar me Interin dhe sezonin e ardhshëm mund t’i shohim përsëri te Tottenham. Kështu shpreson tekniku italian i Spurs, i cili u ndal te lojtari viking në prononcimin për Sky Sports.uk.

Sinqerisht, askush nuk besonte se ai mund të kthehej përsëri në fushë. Ishte një surprizë e bukur, por jo vetëm për mua. Në këtë kuptim, unë mendoj se Brentford ishte një zgjidhje e shkëlqyer për të kuptuar më mirë situatën.

Është e pabesueshme ta shohësh duke luajtur në këtë nivel. Do të ishte një mundësi fantastike për mua të punojë sërish me të te Tottenham. Jam zbavitur shumë me Eriksen tek Interi”, deklaroi Conte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...