Serie A

Conte i irrituar: Mediat duan të na dëmtojnë, më sulmoni mua jo futbollistët!

I kënaqur me skuadrën por jo me atë çfarë shkruhet në media. Antonio Conte trajneri i Interit, pas suksesit 6-0 ndaj Brescias foli me superlativa për futbollistët e tij, por në të njëjtën kohë sulmoi mediat dhe të gjithë personat dashakeqës ndaj Interit, që sipas trajnerit e sulmojnë pa të drejtë ekipin, ndërkohë që nëse kanë diçka kundër skuadrës duhet të sulmojnë pikërisht Conten dhe jo futbollistët.

“Shënuam 6 gola dhe nuk pësuam asnjë dhe normalisht jemi të kënaqur. Disa duan ta shohin gotën gjysmë të zbrazur dhe jo gjysmë të mbushur. Ata duan të krijojnë probleme, por mua nuk më intereson kjo. Nëse doni të sulmoni dikë, më sulmoni mua e jo klubin e futbollistët”, tha Conte, pas fitores 6-0 që Interi mori kundër skuadrës së Brescias.

Italiani më pas shtoi: “Jemi duke punuar shumë, e kemi shfrytëzuar maksimalisht periudhën e izolimit për të provuar diçka ndryshe në aspektin taktik. Mund ta them që ekipi më ka pëlqyer kohët e fundit, pasi kam parë që idetë tona dhe ato që praktikojmë po realizohen.Në fund pastaj jo gjithmonë rezultati përputhet me lojën që bën. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që gjithçka është e zezë. Kjo është një skuadër që nuk mund të qortohet për sakrificën, vendosjen e zemrës në fushë.Gjithsesi duhet më shumë përqendrim, që të bëhen sa më pak gabime dhe të tregohemi sa më pak naivë në momente të caktuara. Momente të tilla mund të na heqin pikë dhe nga ana tjetër mund të na shkatërrojnë psikologjikisht. Mbi të gjitha kjo është një skuadër e re, që duhet rritur në aspektet e mësipërme”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency