Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Conte i prish punë Juves, gati t’i rrrëmbejë objektivin e merkatos

Me zbarkimin e Paulo Dybalës te Roma, largimi i Nicolo Zaniolos bëhet jo vetëm më i mundshëm, por edhe më pak i dhimbshëm për tifozerinë verdhekuqe, që tashmë është dashuruar me yllin argjentinas.

Për sulmuesin e talentuar italian ka lëvizur konkretisht Juventus, që është gati ta marrë për një pagesë prej rreth 45-50 milionë eurosh, megjithatë bardhezinjtë nuk mund të bëjnë asnjë ofertë zyrtare, pa shitur më parë futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e Allegrit.

E ndërkohë që në Torino marrin kohë, ai që po provon të përfitojë nga kjo situatë është Antonio Conte, që dëshiron të marrë Zaniolon në Londër dhe Fabio Paratici ka nisur punën.

Tottenhami ka lëvizur mirë në merkato, megjithatë Conte kërkon Zaniolon si “qershinë mbi tortë”, pasi beson se me italianin do të jetë më i kompletuar dhe do të ketë mundësi që të ndryshojë shpesh mes rreshtimit 3-5-2 dhe atij 3-4-2-1, me italianin dhe Hueng Min Son pas shpinës së Harry Kane.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...