Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Conte i prish punë Juves, kërkon holandezin e Barçës

E ardhmja e Memphis Debay duket se do të jetë larg Barcelonës. Pavarësisht se holandezi në ditët e fundit është përfolur për një kalim tek Juventusi, me sa duket nuk do të jetë kështu. Sipas raportimeve nga Anglia, në garë për 28-vjeçarin është futur Tottenhami. Antonio Conte e dëshiron transferimin e holandezit në Londër dhe mund të prishë planet e “Zonjës së Vjetër”,  pasi sulmuesit holandez i kanë ofruar një pagë prej 200 mijë stërlinash në javë javë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Depay dëshiron të marrë ende kohë për të vendosur për të ardhmen e tij dhe këtë përgjigje i ka kthyer edhe Juventusit.

Holandezi mund të rikthehet në Premier League, pas eksperiencës jo fort pozitive te Man. United. Sulmuesi më pas u transferua te Lyoni dhe zhvilloi paraqitje fantastike me klubin francez. 28-vjeçari bëri përsëri një hap të madh në karrierë, pasi u transferuar te Barcelona, por tani e ardhmja e tij shihet larg “Camp Nout”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...