Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte i sinqertë: Ne patëm vetëm dëshirë, United e meritoi fitoren

Tottenham dështoi në një tjetër transfertë të komplikuar pas asaj ndaj Arsenalit kryesues në “Emirates”. Ekipi i Antonio Contes u mposht 2-0 mbrëmjen e kaluar nga Manchester United, disfatë rreth së cilës trajneri italiane deklaroi se ishte e merituar.

Unë mendoj se nga pikëpamja e lojës United e meritonte të fitonte. Ata bënë një ndeshje vërtet të mirë. Ne duhet ta rritim nivelin tonë, duhet të përmirësohemi shumë. Goli i parë erdhi nga një devijim, por duhet të tregohem i sinqertë: United luajti më mirë se ne. 

Ata krijuan më shumë raste të pastra. Dëshira nuk na mungoi, por duhet të luajmë në nivele më të larta, diçka që United e bëri ndaj nesh. Ata janë një skuadër shumë e mirë, edhe pse dihet sa kanë shpenzuar në merkato. E përsëris: duhet të bëjmë më mirë në këto lloj ndeshjesh“, theksoi Conte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...