Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte: Incidenti? Është problem i imi dhe i Tuchel, tërheqjen nga flokët nuk e pashë

Antonio Conte nuk preferoi të komentojë incidentin mes tij dhe Thomas Tuchel në fund të ndeshjes Chelsea-Arsenal, duke e quajtur atë një çështje mes dy trajnerëve, teksa u përqendrua më së shumti te sfida e “Stamford Bridge”.

Tekniku Italian nuk i kurseu komplimentet për kundërshtarin, megjithatë shtoi se edhe djemtë e tij kishin bërë maksimumin për të qëndruar në lojë dhe kishin pasur rastet e tyre për të merituar këtë pikë në derbi.

“Unë mendoj se është më mirë të flasim për ndeshjen, pasi ajo që ndodhi mes meje dhe Tuchel, është diçka e jona. Ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë, megjithatë ne bëmë maksimumin për të qëndruar në lojë deri në fund dhe u shpërblyem me atë gol që na dha një pikë. Jemi të vetëdijshëm që na duhet ende shumë punë për të rivalizuar me kundërshtarë si Chelsea. Tërheqja prej flokësh e Romeros ndaj Cucurellës? Nuk e kam parë!”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...