Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte-Inter, tension i lartë, Allegri pret te dera në rast divorci

Duhej të ishte një fund kampionati i lumtur, plot kënaqësi për arritjen në vendin e dytë me një numër pikësh (82) që nuk është parë që nga koha e “tripletës” së Mourinhos, por në shtëpinë e Interit e kanë të vështirë të bashkëjetojnë në qetësi të plotë.

Fjalët e Antonio Contes në fund të takimit me Atalantan i kanë trazuar ujërat. Një sulm i drejtpërdrejtë dhe kaq i papritur që i ka kapur në befasi drejtuesit zikaltër. Marrëdhëniet janë përkeqësuar vetëm pak ditë para përplasjes me Getafen në Europa League e në këtë rast është i domosdoshëm një armëpushim, që këto shigjetime të trajnerit të ndikojnë sa më pak në atmosferën pozitive që mbizotëron në skuadër.

Zikaltrit do të përpiqen të fitojnë një trofe prestigjioz, të patin pas 9 vjetësh agjërim, që pastaj të përqendrohen tek e ardhmja dhe të marrim vendimin e duhur për të mirën e Interit.

Sipas “Corriere della Sera”, hipoteza e përjashtimit të Contes nuk është aspak e mundshme: Interi nuk ka mundësi të mbajë dy trajnerë në listën e pagave (ekziston edhe Spalletti, i lidhur nga një marrëveshje deri në vitin 2021) plus zëvendësuesin e mundshëm të aktualit. Është gjithashtu pothuajse e pamundur që Interi të shkarkojë për një kauzë të drejtë dhe të mos e paguajë Conten.

Por nuk besohet se mund të ndodhë as varianti i dorëheqjes së Contes, i cili është ndër trajnerët më të paguar në botë me 12 milionë euro neto në sezon. Mundësia e vetme është që lamtumira të materializohet në një ndarje konsensuale.

Por kush do të zinte vendin e Contes? Për momentin kandidati i vetëm është Massimiliano Allegri i cili, në verën e vitit 2014, e zëvendësoi atë tek Juventusi. Me pak fjalë, një histori që rrezikon të përsëritet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...