Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Conte: Jam fitues i lindur, dëshiroj të rri në Londër

Antonio Conte nuk e fsheh lumturinë që fitoi trofe edhe në vitin e tij të dytë me Chelsean. Pas triumfit në Premier League, tekniku italian dhe skuadra londineze ngritën sot trofeun FA Cup, pasi mposhtën në final;e Manchester Unitedin.

“Jam shumë i lumtur që fituam. Tregova se jam një fitues serial, sepse pas titullin kampion vitin e kaluar, morëm këtë sezon kupën FA, pavarësisht vështirësive. Premier League është një kampionat i vështirë, ku çdo gjë fitohet në fushë dhe nuk paracaktohet nëpër tavolina”, deklaroi Conte.

Më pas italiani foli për të ardhmen e tij te Chelsea, që vijon të mbetet në dyshim, pasi prej kohësh tabloidët flasin për një ftohje të marrëdhënieve të tij me drejtuesit e skuadrës.

“Dëshira dhe gatishmëria ime është që të rri këtu deri në fund të kontratës. Që nga janari nuk kam dëgjuar asnjë propozim, sepse jam maksimalisht i përqendruar te puna ime me Chelsean. Shpresoj që me disa përforcime, të mund të rikthehemi sërish në majë sezonin tjetër”, u shpreh trajneri i Chelseat.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...