Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte: Juventusi kategori tjetër, të përveshim mëngët…

Antonio Conte i drejtpërdrejtë në gjykimin e tij pas derbit të Italisë, të fituar 1-2 nga Juventusi në “San Siro”. Trajneri i zikaltërve, e pranon se skuadra e tij duhet të punojë shumë për të arritur nivelin e bardhezinjve.

“Juventusi është i një kategorie tjetër në të gjitha pikëpamjet, ne po tentojmë të ngushtojmë këtë hendek. Ishte një sfidë e ekuilibruar, por edhe në këtë ndeshje përdorën të gjithë artilerinë e rëndë dhe aftësinë për t’i menaxhuar si duhet të tilla sfida. Ne duhet të rritemi. Gjithsesi, jam krenar për atë që bënë djemtë e mi. Komplimente edhe atyre, por duhet të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë të punojmë.”

Dëmtimi i Sensit: “Mendoj se e paguam dëmtimin e Sensit, sidomos në momentin që doli, sepse e humbëm fillin e “fjalimit”. Pjesën e dytë nuk e nisëm mirë, por më pas gjithçka ishte e ekuilibruar. Mund të shënonin të dyja skuadrat, por e bënë ata. Ne i patëm rastet tona.”

Asnjë fitore kundër Juves: “Në përvojat e mia të kaluara kam humbur gjithmonë kundër Juventusit dhe sot më ndodhi edhe me Interin.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...