Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Conte: Juvja shfrytëzoi dy gabimet tona naive, por e vumë në vështirësi

Antonio Conte është i hidhëruar nga humbja në shtëpi kundër Juventusit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë:

“Ne bëmë gjithçka, por bëmë gjithashtu dy gabime naive që Juve i shfrytëzoi, duke fituar në fund 2-1. Duhet të jemi më cinikë, por kemi krijuar shumë. Por kundër Juventusit duhet t’i shfrytëzosh mundësitë. Paraqitja ishte e shkëlqyeshme, vetëm rezultati ishte negativ. Ne e kemi vendosur Juven në vështirë, më vjen keq sepse meritonim shumë, shumë më tepër se rezultati përfundimtar. Është e pashmangshme që pas humbjes një 2-1 në shtëpi duhet të fitosh me dy gola. Nuk do të jetë shëtitje në park”.

Për mungesën e Lukakut, i skualifikuar dhe nën hetim nga prokurori federal për zënkën me Ibrahimovicin, Conte shprehet:

“Djali është i qetë. Gjithmonë është sjellë në mënyrën e duhur, kurrë nuk do ta lejonte veten të ofendonte askënd. Po flasim për një djalë të mirë, pastaj për atë që po ndodh për mendimin tim duhet të jemi më të qetë.”

Pasiguria për të ardhmen e klubit të Inter gjithashtu duket se rëndon mbi lojtarët:

“Ekziston një situatë e veçantë, është e kotë ta fshehësh. Ne patëm një projekt në gusht, që u ndal”. Për pakënaqësinë e Vidalit në momentin e zëvendësimit, trajneri zikaltër specifikoi:

“Unë nuk shikoj reagimet e lojtarëve, marr vendimet.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...