Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte “kamuflon” nervat: Është strategji dhe jo emocion, ishte koha e duhur për një mesazh

Antonio Conte kërkon të justifikojë nervat e tij në konferencën për shtyp pas humbjes me Burnley ku theksoi se nuk mund të bëjë më shumë me organikën që ka në dispozicion ndërsa dha edhe sinjale largimi nga klubi. Megjithatë, pas reagimit të skuadrës në transfertë ndaj Leeds, Conte qetësoi ujërat duke theksuar se do të qëndrojë pjesë e projektit të Tottenham, ndërsa së fundmi është shprehur se nervat e tij në konferencë lidhen me një strategji komunikimi për t’i përçuar mesazh lojtarëve dhe se nuk kanë të bëjnë aspak me pjesën emocionale të tij.

“Duhet ta kuptoni kur bëhet fjalë për strategji dhe jo për aspekt emocional, sa herë që kam një konferencë për shtyp ka një strategji pas saj. Pas humbjes me Burnley që ishte e katërta në pesë ndeshje, ishte koha e duhur për t’i dërguar një mesazh lojtarëve, klubit por edhe vetes sime.

Duhet ta dimë se jemi këtu për të shijuar futbollin, por në të njëjtën kohë edhe për t’u përmirësuar dhe për të kuptuar se një skuadër si Tottenham nuk mund të humbasë katër nga pesë ndeshje. Nëse dikush mendon se fjalët e mia ishin emocionale, atëherë iu them se jo. Në atë moment mendova të dërgoja një mesazh për të gjithë ambientin”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...