Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Conte kërkon sulmuesin e Juventusit, Tottenham projekton një shkëmbim

Antonio Conte po bën një punë shumë të mirë te Tottenham, ekip me të cilin ka regjistruar katër fitore dhe tre barazime në shtatë ndeshje në Premier League.

Trajneri italian pret përforcime nga merkato e janarit dhe drejtuesit e klubit londinez kanë hedhur sytë nga Italia, aty ku pëlqejnë Dejan Kulusevskin e Juventusit.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Zonja” shpenzoi 35 milionë euro për kartonin e sulmuesit të djathtë, por lojtari suedez nuk po arrin të shfaqë potencialin që zotëron tek ekipi i Max Allegrit.

Conte e do në skuadrën e tij dhe GDS shkruan se Tottenham ka bërë lëvizjen e parë për arritjen e një akordi, duke i ofruar klubit italian shkëmbimin me Giovani Lo Celso.

25-vjeçari argjentinas aktivizohet në qendër të mesfushës, teksa nuk po luan rregullisht me Tottenham. Lo Celso numëron vetëm 210 minuta aktivizim në Premier League këtë sezon dhe kalimin te Juventusi e sheh me sy të mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...