Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte: Ky Inter është i besueshëm, shitja e klubit…

Pas më shumë se 4 vitesh, Interi mposhti sërish Juventusin në Serie A dhe këtë herë e bëri duke bindur në lojë dhe rezultat. Një ndeshje e dominuar nga zikaltrit e Contes dhe nëse Lautaro dhe Lukaku do të ishin treguar më të saktë përpara porte rezultati me siguri do të ishte më i thellë se 2-0. Në intervistën pas ndeshjes Antonio Conte u shfaq shumë kënaqur për atë çfarë treguan djemtë e tij në fushë, ndërsa komentoi edhe zërat për shitjen e klubit.

“Për të mposhtur një skuadër si Juventusi duhet të zhvillosh një ndeshje në kufijtë e perfeksionit, dhe ia dolëm për mrekulli. E vramë Juven në aspektin futbollistik. I vumë në praktikë lëvizjet që kishim planifikuar për t’i bërë keq kundërshtarëve. Këto ndeshje të bëjnë të kuptosh se ndodhemi në rrugën e duhur. Juventusi dominon prej 9 vitesh, por Interi është kthyer të ketë kredibilitetin e tij në Itali dhe futbollin europian.

Shitja e Interit? Ne nuk mund të themi se nuk është me interes, sepse do të ishte një gënjeshtër e madhe. Në të njëjtën kohë kam qenë i qartë me lojtarët dhe të gjithë ata që punojnë në klub. Duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë, t’i bëjmë tifozët tanë krenarë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. E dija që në gusht se kishte disa probleme. Shpresoj që situata të zgjidhet në mënyrën më të mirë. Uroj të shkojë gjithçka mirë për Interin dhe për ne.“

“Nuk shënuam me sulmuesit tanë dhe kjo ndodhi për shkak se na mungoi fati, pasi Lautaro dhe Lukaku patën mundësi shënimi. Kjo është një skuadër që krijon shumë raste për gol.Gjithsesi na mungon ai instinkti vrasës para portës dhe zakonisht na duhen 3-4 raste për të shënuar. Në të njëjtën kohë kemi një ekip që siguron gola nga lojtarë të ndryshëm, nga pozicione të tjera. Ndaj edhe nuk jam i shqetësuar“.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...