Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte: Ma kanë ndaluar të flas për mediet italiane, ju shpjegoj arsyen

ë prag të ndeshjes së madhe ndaj Manchester City-t, Antonio Conte u rikthehet polemikave që shkaktoi intervista e tij për “Sky Sport” pak ditë më pare (tha që merkatoja e dimrit e kishte dobësuar Tottenhamin).

“Më pyetën nëse isha i lumtur pas merkatos dhe jam, thashë se klubi bëri më të mirën. Kemi huazuar 4 lojtarë, që kanë kushtuar shumë, numerikisht mund të jemi pak më dobët. Pastaj thashë që me Kulusevskin dhe Bentancur jemi më të kompletuar, nuk e kuptoj pse dikush dëshiron të krijojë probleme… Nuk është diçka që më ka ndodhur vetëm mua, kam lexuar histori në të kaluarën për këtë klub, problemet mes trajnerit dhe presidentit. Presidenti i njeh idetë e mia, nuk është e rëndësishme për mua të flas me mediet, mund të flas direkt me te. Me falni, por isha pak i mërzitur nga kjo situatë. Klubi tani nuk dëshiron që unë të flas me mediet italiane, sepse përkthimi mund të krijojë keqkuptime në lidhje me atë që unë mendoj”.

Gjatë konferencës për shtyp, ish-trajneri i Interit u fut në më shumë detaje .

“Unë jam mësuar të luftoj për të fituar kampionatin. Në këtë rast, më pyetën për Champions League dhe unë thashë se duhet të ndjeja se e kisha mundësisë për të luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve. Sigurisht që ky nuk është qëllimi im, por kur vendosa të vija këtu kuptova se qëllimi i vetëm për të cilin mund të luftonim do të ishte ky. Unë argëtohem te Tottenhami, më pëlqen të punoj me këta lojtarë. Këtë e kam thënë gjithmonë. Kanë mbetur katër muaj për këtë sezon, ne duhet të bëjmë maksimumin për të përfunduar në vendin më të mirë të mundshëm në këtë ligë. Pastaj do të shohim.”

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...