Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte mbërrin në Milano, zbulohet lista me pjesëtarët e stafit

Antonio Conte ka mbërritur dje në Milano dhe ka takuar drejtuesit e Interit, për të sistemuar detajet e fundit të kontratës që pritet ta lidhë me klubin zikaltër për 3 sezonet e ardhshme.

Siç raportohet nga mediat italiane, njoftimi për emërimin e tij në pankinën e Interit pritet të bëhet brenda kësaj jave, teksa është shtyrë për shkak të zisë në familjen e Luciano Spallettit (ka humbur vëllanë).

Më pas gjatë javës së ardhshme pritet që të bëhet edhe prezantimi zyrtari i Contes në stolin e Interit, por mediat përtej Adriatikut kanë arritur që të zbulojnë edhe listën me bashkëpunëtorët e trajnerit në stolin zikaltër.

Kështu zv. trajner do të jetë Gianluca Conte, 47-vjeçar dhe vëlla i Antonios, i cili ka qenë gjithmonë në krah të teknikut, duke u kujdesur kryesisht për video-analizat. Paolo Vanoli dhe Christian Stellini do të jenë gjithashtu pjesë e ndihmësve të Antonio Contes në aventurën zikaltër.

Specialistë të përgatitjes fizike do të jenë Costantino Coratti dhe spanjolli Julio Tous, ndërsa Tiberio Ancora do të jetë nutricionisti i skuadrës. Sa i përket trajnerit të portierëve, do të mbetet Adriano Bonaiuti, i cili punon edhe aktualisht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...