Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte me ide të qarta, përjashton nga grupi katër futbollistë të Tottenhamit

Premier League ka nisur dhe Antonio Conte i ka idetë e qarta për organikën me të cilën do të përballojë sezonin, teksa ka “djegur” plot 4 futbollistë, të cilët duhet të gjejnë ekip tjetër deri në fund të merkatos.

Tanguy Ndombele, Giovanni Lo Celso, Harry Winks dhe Sergi Reguilon janë 4 futbollistët që nuk bëjnë më pjesë në planet e Tottenham dhe Conte i ka dërguar të stërviten veçmas deri sa të gjejnë një ekip tjetër.

Dy të parët kanë kërkesa nga Italia, me Napolin që sheh te Ndombele zëvendësuesin ideal të Fabian Ruiz dhe Fiorentinën që dëshiron Lo Celson për të kompletuar formacionin.

Sa i përket Reguilon, disa klube spanjolle janë gati ta marrin në huazim, megjithatë deri në fund të merkatos të 4 duhet të gjejnë një tjetër ekip për të mos mbetur pa luajtur, pasi mesazhi i Contes është i qartë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...