Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Conte: Më mungon familja ime, ky sezon është shumë i vështirë për mua!

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka folur për situatën e tij këtë sezon në Premier League.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet britanike, italiani theksoi se ndihet keq pasi gjatë kësaj periudhe ka humbur tre persona.

“Sigurisht, ky sezon është një sezon i vështirë nga pikëpamja personale. Humbja e tre njerëzve që i njihja shumë mirë në një kohë kaq të shkurtër nuk ishte e lehtë. Kur ndodh kjo situatë, të bën të kesh disa reflektime të rëndësishme.”-deklaroi ai.

Më tej ai shtoi që është duke bërë një reflektim për të ardhmen e tij, ndikuar nga fakti që për pak ditë u ndanë nga jeta Gian Piero Ventrone, Sinisa Mihajlovic dhe Gianluca Vialli, të tre kanë qenë miq të trajnerit.

“Shumë herë mendojmë dhe i kushtojmë shumë rëndësi punës tonë dhe harrojmë familjen. Harrojmë se duhet të kemi më shumë kohë për veten tonë. Ky sezon po më bën të bëj një reflektim të rëndësishëm për të ardhmen time”-deklaroi Conte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...