Featured

“Conte mendon vetëm për milionat, PSG nuk ka nevojë për trajnerë të tillë”

Ditët e fundit emri i Antonio Contes është lidhur me PSG-në. Mauricio Pochettino do të largohet në fund të sezonit dhe drejtuesit e 10 herë kampionëve të Francës pritet t’i besojnë stolin teknikut të Tottenham, zgjedhje për të cilën është totalisht kundër Jerome Rothen, ish-futbollisti i ekipit kryeqytetas, aktualisht komentator i RMC Sport.

PSG nuk ka nevojë për një trajner si Conte, më mirë të qëndrojë aty ku është. PSG duhet të rindërtojë një imazh shumë më të shëndetshëm, kemi nevojë për njerëz me pasion të madh për futbollin. Nuk po them që Conte nuk është pasionant, por duket se ai është më shumë i interesuar për ceqet e milionave.

Nëse ai do të vinte këtu me motivimin e duhur, atëherë dakord, sepse ka grintë dhe kam përshtypjen se identifikohet menjëherë me klubin që drejton. Por jo në kushte të caktuara ekonomike, nuk ia vlen të afrosh një trajner me rrogë shumë të lartë”, deklaroi Rothen.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency