Serie A

Conte merr sinjale të mira nga miqësorja me Pisa-n, Vidal niset drejt Milanos

Interi zhvilloi pasditen e djeshme miqësoren e fundit para startit të kampionatit, të cilën e fitoi me shifrat 7-0 ndaj Pisa-s në “San Siro”, ndërsa Conte mori sinjale mjaft të mira nga Lautaro Martinez që shënoi 3 herë e Cristian Eriksen që shënoi dy herë, por mbi të gjitha u pa në një formë mjaft të mirë.

Krahas tyre, tekniku zikaltër po shijon edhe depërtimet e njëpasnjëshme të Achraf Hakimit në krahun e djathtë, ndërsa ditën e djeshme dha sinjale mjaft të mira edhe kroati Ivan Perisic, i aktivizuar fillimisht në të majtë e më pas në të djathtë.

E ndërkohë që skuadra po merr formën e duhur para startit të kampionatit, drejtuesit vijojnë punën e tyre për të ndërtuar një organikë konkurruese për sezonin e ri dhe po mbrëmjen e djeshme kanë kompletuar blerjen e Arturo Vidal nga Barcelona.

Mesfushori kilen ka arritur marrëveshjen me Interin për të nënshkruar për dy sezone me pagë prej 6 milionë eurosh në vit, ndërsa sipas mediave italiane pritet të mbërrijë në Milano sot dhe nesër do të kryejë vizitat mjekësore e do të nisë stërvitjen nën urdhrat e Contes.

Nga ana tjetër, Barcelona do të marrë edhe një shpërblim prej 1 milionë eurosh nga klubi zikaltër, në këmbim të kartonit të Vidal, i cili më në fund do të bashkohet sërish me Conten, trajnerin që e bëri të shkëlqejë.

Vijon puna edhe sa u përket largimeve, pasi Diego Godin pritet të transferohet nesër te Cagliari, duke qenë se marrëveshja mes palëve është arritur tashmë. Orët e numëruara në Milano i kanë edhe Candreva e Ranocchia, të cilët po bëjnë gati valixhet me destinacion Gjenovën, njëri te Samp e tjetri te Genoa.

Edhe sulmuesi i ri i talentuar Eddie Salcedo do të lërë Milanon për t’u rikthyer te Verona, aty ku luajti në huazim edhe një vit më parë. Transferimi i tij do të bëhet sërish me formulën e huazimit, pasi nën urdhrat e Juriç, sulmuesi i talentuar mund të luajë rregullisht dhe të fitojë eksperiencë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency