Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte-Mourinho, vijon lufta në distancë mes tyre, italiani e tepron

Vazhdon lufta në distancë ndërmjet Jose Mourinho-s dhe Antonio Conte-s. Dy trajnerët respektivë të dy skuadrave angleze Manchester United dhe Chelsea vijuan betejën e tyre në distancë me përgjigje dhe kundërpërgjigje, e të martën marrëdhënia e tyre e trazuar plot ngacmime dhe fyrje reciproke u pasurua me një kapitull të ri. Gjithcka filloi me “Special One” që e etiketoi trajnerin italian si “kloun”, sakaq Antonio Conte nuk humbi kohë dhe 48-vjecari puljez deklaroi se Mourinho vuan nga “demenza”, megjithëse drejtuesit e “bluve” e më pas bashkëkombasi dhe asistenti i tij, ish-portieri i ekipit londinez Carlo Cudicini u munduan ta mbrojnë Conte-n, duke e justifikuar trajnerin aktual se ishte ngatërruar, pasi në të vërtetë në konferencën për shtyp nuk i ishte kujtuar fjala amnezi. Në serinë tjetër Mourinho i kujtoi Conte-s skualifikimin për skandalin e basteve që pushtoi Italinë një dekadë më parë, ndërsa trajneri aktual i Chelsea-t iu kundërpërgjigj menjëherë duke e quajtur portugezin “njeri të ulët”. E pra mes konfliktit ndërmjet dy trajnerëve të Premiershipit të martën u përfshi gjithashtu edhe zëdhënësi i trajnerit luzitan, Eladio Parames. E përditshmja tepër e respektuar portugeze “Record” në fakt publikoi një artikull të shkruar pikërisht nga Parames me titullin domethënës: Conte a e dini se cfarë është EPO? natyrisht duke iu referuar akuzave për përdorim dopingu, që në sezonin 1995-96 përfshinë në mënyrë të drejtpërdrejtë vetë klubin e Juventusit.

Në këtë artikull shkruhet se gjatë periudhës në fjalë futbollistët e Juventusit u akuzuan për përdorim në masë të EPO-s, që në të vërtetë është transfuzioni i gjakut, me qëllim përfitimin e menjëhershëm dhe në mënyrë tashmë të provuar në aspektin fizik. Asokohe ky skandal shpërtheu dhe futbolli u drodh, por apel pas apeli cështja u mbyll pa ndëshkuar rëndë askënd. Në fakt në atë kohë kapiten i “bardhezinjve” ishte pikërisht trajneri aktual i “bluve të Londrës”, por nuk bëhet fjalë për thjesht kaq, sepse pak më vonë po Antonio Conte u pezullua për një periudhë prej 6 muajsh, pasi u akuzua për përfshirje në kombinimin e rezultateve. Zëdhënësi i Mourinho-s shtoi në artikull se Conte natyrisht e mohoi përfshirjen në këtë tjetër skandal, por gjithsesi trajneri italian nuk u pastrua më kurrë nga akuzat famëkeqe për përfshirje në marrëveshje të tilla të dyshimta dhe krejtësisht të paqarta.

Në përfundim Parames e mbyll shkrimin e tij në të përditshmen Record duke kujtuar se është pikërisht ky njeri me një të kaluar të tillë pra të njollosur keqas që e akuzon Mourinho-n si “njeri të ulët”, duke thumbuar në fund me fjalët, që edhe nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë përsëri trajneri portugez është shumë më i madh sesa kolegu i tij italian, si përsa i përket titujve të fituar por gjithashtu edhe në lidhje me sasinë e flokëve. Përgjigjja e Conte-s nuk vonoi dhe në konferencën për shtyp përpara gjysmëfinales së parë të Kupës së Ligës Chelsea – Arsenal trajneri puljez shpjegoi se nuk priste që Mourinho të shfaqte shenja pendese. Conte pranoi se si ai ashtu edhe trajneri luzitan kanë folur shumë, por sidoqoftë 48-vjecari shtoi se kjo është dicka të cilën nuk do ta harrojë kurrë, pasi Mou ka thënë gjëra tepër serioze. Ndërsa në fund italiani mbylli diskutimin e tij në lidhje me polemikat e krijuara me fjalët kërcënuese, se tanimë kjo cështje nuk përbën më një problem për klubin, pasi bëhet fjalë për një konflikt personal mes tij dhe vetë Mourinho-s.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...